FOTO/ Poon Lim, burri që mbijetoi 133 ditë në det

192
fresco

 FOTO/ Poon Lim, burri që mbijetoi 133 ditë në det

midle

 

Shtetasi kinez Poon Lim ishte administrator në një anije britanike gjatë Luftës së Dytë Botërore, e cila po udhëtonte nga Cape Town në Surinam.

Por 750 milje në lindje të Amazonës, anija u sulmua nga gjermanët dhe u mbyt. Lim ishte i vetmi nga 53 personat në bord, që i mbijetoi sulmit. Përveç kësaj ai mban rekordin botëror për kohën e kaluar si i mbijetuar në det.

Kur anija Ben Lomond u godit nga anija gjermane U-boat-172, Lim vendosi një jelek shpëtimi dhe u hodh në det para se anija të shpërthente. Pas dy orësh në ujë, ai arriti të gjente një trap druri dhe të hipte mbi të.

Image

Aty ai gjeti disa pako me biskota, 40 litra ujë, disa çokollata, sheqer, dy tenxhere dhe një elektrik dore. Pasi ushqimi i mbaroi, Lim u detyrua të peshkonte në mënyrë që të ushqehej. Përveç peshqve, ai ia doli të  kapte dhe një peshkaqen, me gjakun e të cilit shuajti etjen në mungesë të ujit.

Ai I numëronte ditët duke bërë nyje në një litar, dhe kur litari u mbarua, ai filloi t’i numëronte ato në bazë të hënave të plota.

Më në fund pas 133 ditësh, 3 peshkatarë brazilianë e gjetën trapin e tij.  Poon Lim kishte humbur 9 kg dhe iu desh të kalonte 4 javë në spital në mënyrë që të rimerrte veten.

Image

Që nga ajo ditë askush nuk e ka thyer rekordin e tij në det. “Shpresoj që askujt të mos I duhet ta thyejë atë,” ka thënë ai para vdekjes.

Pas Luftës, Lim u transferua në SHBA, ku edhe fitoi shtetësinë amerikane.

Comments