FOTO/ Revoltohet Albano Bogdo: Për b… e kombëtares të gjithë ngjiren, Luizën e lamë vetëm në Brazil

235

 

albano bogdo (2)

Ai njihet si person shumë i sinqertë në statuset e tij në Facebook për probleme të ndryshme që ndodhin në vendin tonë.

Këtë herë aktori i humorit Albano Bogdo është revoltuar për sportisten Luiza Gega e cila nuk ka asnjë mbështetje nga shqiptarët ndryshe nga futbollistët shqiptarë që kishin vëmendjen e shqiptarëve për shumë kohë.

Për më shumë lexoni statusin më poshtë…

Për futbollistët u ngjirën të gjithë…forca foorcaaaa…..se janë çuna sexy. Se pas ndeshjes shkojnë në party. Se janë të mire dhe të ngrënshëm. Se kanë Instagram. Pavarësisht se dolën si bole në France.

Ndërsa për Luiza Gegen nuk çirret njeri. Se Luiza nuk ka foto të zhveshura në Instagram. Se Luiza bën më shumë punë se fjalë. Se për Luizën ka më shumë vlerë stërvitja, se intervistat.

Sepse Luiza fiton trofe, jo si shtrembot e kombëtares. Për Luizën nuk ngjiret njeri, sepse Luiza është fituese, dhe kombi ynë nuk i ka qejf fituesit. Paç fat Luiza. Edhe po nuk fitove gjë, je thjesht një vajzë, vetëm, në mes të Brazilit. Pa mbështetje. Pa tifozë me plis, që ta shpifin. Paç fat.

albano bogdo

Comments