FOTO/ Rrjeti shpërthen në ‘lot gëzimi’: Evakuohet 7-vjeçarja që postonte online tmerret e Alepos

124
fresco

FOTO/ Rrjeti shpërthen në ‘lot gëzimi': Evakuohet 7-vjeçarja që postonte online tmerret e Alepos

Përdoruesit e Twitter-it e jo vetëm,  kanë marrë një lajm të lumtur mëngjesin e sotëm, për të reaguar më pas me tone emocionuese, madje disa prej tyre kanë falënderuar zotin, shkruan “The Independent”

Vajza shtatë-vjeçare, qe postonte vazhdimisht nga  Twitter-i  lidhje me situatën e tmerrshme në Alepo është evakuuar nga qyteti dhe është e sigurt, ka thënë një zyrtar nga organizatat humanitare.

midle

Bana Alabed është në mesin e rreth 1,200 njerëzve që kanë arritur të evakuohen të hënën pasi pritën  një fundjavë të tërë mes të ftohtit dhe urisë që të rifillonte evakuimi nga qyteti fatkeq.

Ahmad Tarakji, President i Shoqërisë Amerikane të Mjekësisë, shkruajti se Bana ishte e sigurt në një fshat të Alepos, së bashku me një foto të sajën duke qeshur në krahët e të atit.

Lajm vjen pasi 10 autobusë që mbanin rreth 500 civilë nga dy fshatra shiitë të rrethuar nga rebelët në veri të Sirisë po shkojnë drejt zonave “të sigurta” që kontrollohen nga qeveria.

Evakuimet e luftëtarëve të plagosur dhe banorëve nga Foua dhe Kfarya ishin kushtet që i janë shtuar marrëveshjes së armëpushimit që hapi rrugën kryengritësve dhe civilëve të  nisin evakuimin nga Aleppo. /SYRI.net –The Independnt/

Comments