Është i gjatë 6 metra dhe peshon rreth 80 kg ky piton me përmasa të pabesueshme, i cili është mbajtur për katër vjet në shtëpi si një kafshë shtëpiake në një banesë në zonën e Ha Trung, në Vietnam.
Sipas dëshmisë së një miku të ngushtë të familjes në fjalë, gjarpri është bërë aq i sjellshëm me pronarët e tij saqë ato i kanë dhënë mundësi edhe fëmijës së vogël së familjes Truong, një djalë 3 vjeçar, ti qëndrojë sipër pa pasur asnjë reagim agresiv prej tij.
Skena e pabesueshme është transmetuar nga të gjithë mediat botërore, duke dyshuar edhe për autenticitetin e filmimit dhe fotove.
Pikërisht për këtë motiv An Nguyen, halla e Truong, ka dhënë detajet e raportit të mirë që ekziston mes familjes dhe kafshës.