FOTO/ Shpërthimi në Turqi, rritet numri i viktimave

380

 

turqi shperthim

Numri i viktimave nga shpërthimi që ndodhi këtë të hënë në Bingöl, Turqi është rritur në 6, ndërsa 4 janë të plagosur, raportojnë mediat turke.

Militantët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit kanë kryer një sulm me bombë ndaj një automjeti policor në Turqinë lindore. Rebelët kurdë e kanë shpërthyer eksplozivin teksa mjeti që bartte pjesëtarë të njësisë speciale ishte duke kaluar pranë.

Më herët ishte raportuar për 5 viktima.

Prej nisjes së kryengritjes së militantëve kurdë, në vitin 1984 mbi 40 mijë njerëz janë vrarë, raportona agjencia e lajme AFP.

Sulmi ka ndodhur në kohën kur në Turqi po vazhdojnë masat kundër personave që dyshohen se kanë marrë pjesë në grusht shtetin e dështuar të 15 korrikut.

Megjithatë, autoritetet turke kanë thënë se spastrimet masive do e dobësojnë ushtrinë kundrejt rebelëve kurdë që në Turqi dhe perëndim konsiderohen organizatë terroriste. /Syri.net/

579f6e75f0dc1e218c201e4d

Comments