FOTO/ Shqiptarja e çmendur pas Trump, thirrje ekstremiste në rrjetet sociale: I keni ditët e numëruara

280

 

Emirjeta-Xhelili-800x430

Mediat amerikane e përshkruajnë Emirjeta Xhelilin si një ekstremiste të dhunshme, që rrezikoi jetën e grave myslimane dhe foshnjave të tyre në rrugët e Nju Jorkut.

Sapo iu afrua dy grave të mbuluara me veshjen arabe, Xhelili nisi t’i qëllojë me grushte duke thirrur:

“Qërohuni nga Amerika moj kur*a!” apo “Kjo është Amerika, ju nuk jeni ndryshe nga ne!”

Shqiptarja është një mbështetëse e zjarrtë e Donald Tramp shkruajnë mediat amerikane.“Amerika është Arka e Noes dhe Tramp do të fitojë” – shkruante Xhelili në adresën e saj në Twitter.

Ndërkohë në Facebook, shpërndante mesazhe urrejtjeje nga një profil fals, ku vetëquhej Maria Magdalena.

“Jeni me fat se keni ende pak kohë, sepse ditët i keni të numëruara” – shkruante në një status në rrjetet sociale 32-vjeçarja shqiptare me banim në Amerikë.

Xhelili duhet të paguajë 50 mijë dollarë si garanci për t’u liruar nga burgu. Edhe pasi u arrestua dhe në prani të policisë, shqiptarja vazhdoi t’i kërcënonte dy gratë muslimane duke thirrur: “Ju nuk i përkisni këtij vendi”.

Dy gratë e mbuluara myslimane kishin me vete edhe dy fëmijët e tyre 11 dhe 15 muajsh. Gjatë sulmit të papritur me grushta, një prej fëmijëve ra në tokë, por fatmirësisht nuk pësoi dëmtime.

emirjeta xhelili

Comments