FOTO/ Skandal në Olimpiadën e Rios, arrestohet Kreu i Komitetit Olimpik të Europës

112

 

Moebel THEMA

bileta rio

Kreu i Komitetit Olimpik të Irlandës dhe Evropës, Patrick Hickey është arrestuar në Rio në lidhje me shitjen ilegale të biletave të Lojërave Olimpike, kanë bërë të ditur mediat braziliane.

Hickey, 71-vjeç, dyshohet se në mënyrë ilegale është furnizuar me bileta të ngjarjeve nga Lojërat në Rio, dhe i ka shitur ato për çmime të larta, thuhet në njoftim.

Arrestimi i tij ndodhi vetëm disa ditë pas kapjes së një personi në Rio me 800 bileta ilegale. Policia ka njoftuar se Hickey është munduar të arratiset, por ata ia dolën që ta arrestojnë.

Pas arrestimit, Hickey u desh të dërgohej për asistencë mjekësore sepse nuk ishte në gjendje të mirë. Mediat braziliane besojnë se arrestimi i tij ka lidhje me atë të irlandezit tjetër, Kevin James Mallon, në ditën e hapjes së Lojërave.

Mallon është drejtor i THG Sports, një kompani sportive që thuhet se ka rishitur bileta ilegale për “Rio 2016”.

Patrick Hickey

Comments