FOTO/ Super lajm nga Gjermania për Mërgim Mavrajn

165
fresco

FOTO/ Super lajm nga Gjermania për Mërgim Mavrajn

midle

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare,  Mërgim Mavraj që luan tek skuadra gjermane e Koln, ka arritur përsëri që edhe në këtë javë të fitoj një vend në formacionin më të mirë të javës në Bundesligë.

Mavraj është përfshirë nga rrjeti televiziv gjerman ARD në 11-shen më të mirë të javës së 14-t përkrah emrave të rëndësishëm si Arjen Robben, Thomas Muller e Robert Lewandowski.

Në seksionin e saj dedikuar sportit, ARD arsyeton edhe faktin se përse mbrojtësi shqiptar është pjesë e formacionit më të mirë të javës.

“Mavraj ka patur një rol të rëndësishëm duke bërë që sulmuesi kryesor i Dormtundit dhe golashënuesi më i mirë i kampionatit Pierre Emerick Aubameyang ta godiste vetëm 1-herë portën në këtë sezon, dhe kjo ndodhi pikërisht në ndeshjen ndaj Koln-it. 30-vjecari ka arritur të fitojë të gjitha duelet me kundërshtarët dhe ka qenë një nga lojtarët më të kompletuar në fushë për Koln-in, shkruan rrjeti televiz gjerman për performancën e Mërgim Mavrajt.

Image

Comments