FOTO /Talenti shqiptar firmos me Olimpiakos Nikosian
Talenti shqiptar, Ardit Prendi ka firmosur me gjigandët qipriotë të Olimpiakos Nikosias. Prendi i datëlindes 1996, u formua si futbollist tek skuadra e Panioniosit ku luajti për 7 sezone, ndërsa sezonin e shkuar ai u shpall dhe golashënuesi më i mirë i kampionatit të të rinjëve në Greqi, ku shënoi 17 gola.
Prendi luan në rolin e mesfushorit të avancuar, por mbulon mjaft mirë dhe rolin e qendërsulmuesit. Ai u grumbullua për herë të parë në U 19 në vitin 2013, nga trajneri Fotot Strakosha , ku në 3 ndeshje realizoi dy gola.