FOTO/ Tërbohen mediat angleze: Granit Xhaka si Patrik Viera që Arsenali të fitoj titullin kampion
Pas fitores që arriti ditën e sotme ndaj Bermuthit me rezultatin 1-4 ku shënoi dhe Granit Xhaka, tabloidi anglez ka “The Sun” ka publikuar një shkrim me titull “9 arsyet si Arsenali mund të fitoj titullin”.
Në listën e arsyeve dhe shkaqeve që Arsenali të arrij tek titulli janë edhe dy lojtarët shqiptar Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi.
Arsyeja e parë pse Topçinjtë duhet të arrijnë tektitulli është Shkodran Mustafi më saktë, shpenzimet që bëri Arsenali për blerjen e tij.
Ndërsa për Granit Xhakën thuhet që mesfushori shqiptar duhet të bëhet si ish-mesfushori i famshëm Patrik Viera në mënyrë që Arsenali të bëhet kampionet në sezonin aktual.
Arsenali nuke fiton titullin që prej vitit 2004 kur e ka fituar për herë të fundit.