FOTO/ Tjetër skaf me drogë nga Shqipëria në Itali, shqiptari kapet me 510 kg kanabis

Një tjetër skaf me drogë është nisur nga Shqipëria për në Itali. Sekuestrohen rreth 510 kg kanabis sativa dhe një person është vënë në pranga.
Mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00 në Torre Veneri, San Kataldo, provinca e Leçes, Itali, pas shkëmbimit të informacionit me Policinë e Shtetit, Guardia di Finanza e Pulias ka goditur një
tentativë për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Me gjithë motin shumë të keq dhe detin me dallgë deri në 7 ballë, trafikanti ka provuar të çajë “rrjetën” e policisë, por ka dështuar.
Në bordin e motoskafit të bllokuar, i cili është i gjatë rreth 5.5 metra, Guardia di Finanza sekuestroi rreth 510 kg marijuanë.
Autoritetet arrestuan i riu shqiptar që drejtonte mjetin lundrues, A.M. 29 vjeç. Hetimet vijojnë për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik.


