FOTO/ Trafik emigrantësh nga Kakavija, arrestohet një polic dhe 3 bashkëpunëtorë të tij

312

FOTO/ Trafik emigrantësh nga Kakavija, arrestohet një polic dhe 3 bashkëpunëtorë të tij

Një punojës policie dhe 3 persona të tjerë janë arrestuar gjatë një aksioni të policisë së Beratit në bashkëpunim me Shërbimin e Çështjeve dhe Kontrollit të Brendshmë në Ministrinë e Brendshme.

Të arrestuarit janë Drini Çaçi nga Gjirokastra, me detyrë trup shërbimi në vijën e gjelbër në Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastërl Kreshnik Kotollaku 34 vjeç, Gëzim Kapllani 55 vjeç dhe Valentin Gremi 35 vjeç.

Ata akuzohen se trafikuan ilegalisht drejt Greqisë 2 shtetas shqiptare në këmbim të një shume monetare prej 200 euro për person. Gjatë operacionit janë sekuestruar 2 automjete, 11 aparate celulare si dhe 550 euro.

Comments