FOTO/ U kapën me 1 milionë £ kokainë, 10 vite burg dy shqiptarëve. Emrat

238
fresco

FOTO/ U kapën me 1 milionë £ kokainë, 10 vite burg dy shqiptarëve. Emrat

midle

Dy shqiptarë janë dënuar nga një gjykatë angleze me 10 vite burg, pasi është zbuluar një rast ku janë përfshirë në një trafik droge, vlera e së cilës është vlerësuar 1 milion paund, shkruan Syri.net.

22-vjeçari Resul Rahova u pikas nga policia në Manns Road, Edgware, (Londër), më 1 Gusht, kur së bashku me shqiptarin tjetër Bashkim Gurguri u pa nga policia teksa merrnin nga makina tip “Mazda” e 22-vjeçarit, një çantë të madhe.

Një nga oficerët tentoi t’i ndalonte, por Rahova i dha gaz makinës duke drejtuar mjetin drejt oficerëve të tjerë që ndodheshin pranë trotuarit. Efektivëve u është dashur të largoheshin prej aty për t’iu shmangur goditjes nga makina e shqiptarit.

Ndërkohë, 46-vjeçari Gurguri u ndalua në rrugë, duke mbajtur çantën me 11 pako me kokainë të cilësisë së lartë.

Sipas policisë, nëse do të shitej në rrugës, vlera e sasisë së kokainës së sekuestruar do të ishte 1 milion paund.

Një javë më vonë, policia gjurmoi Rahovën teksa futej në një shtëpi në Twickenham, ku edhe e kanë arrestuar.

Të premten, Rahova është dënuar me 6 vite burg, ndërsa Gurguri u dënua ne 4 vite burg. /Syri.net/

Image

Resul Rahova
Image

Bashkim Gurguri
Comments