FOTO/ Ushtarakët shqiptarë trajnojnë Skuadrat e Bombave në Afrikë
Pastrimi i tuneleve e depove anembanë vendit nga municionet e rrezikshme dhe 209 km gjurmë e gazsjellësit TAP, nuk janë të vetmet angazhime të “Skuadrës së bombave” të FA, thotë ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli.
Ajo tregon se ata kanë aq eksperiencë dhe janë aq të përgatitur, saqë po trajnojnë ushtarakët në Mali, në Afrikë. Dhe jo ushtarët e thjeshtë, por trajnuesit e tyre. “Deri dje na çertifikonin, sot çertifikojmë,” shprehet ministrja.