
Ndeshja mes Barcelonës e Valencias e paraparë të zhvillohet me 19 mars, mund të shtyhet. Kjo kërkesë është bërë nga klubi nga Mestalla, për shkak të festivalit tradicional në Valencia prej 15 deri 10 mars.
Por, presidenti i La Ligas, Javier Tebas, ka bërë të ditur se kjo gjë nuk mund të realizohet, për shkak të drejtave televizive.
Megjithatë, përmes një komunikate për media, Valencia kërkon që të ndryshohet orari dhe shpreson se krerët e Ligës do të marrin në konsideratë një gjë të tillë.
Mbetet të shihet nëse ndeshja do të shtyhet, apo do të zhvillohet ashtu siç është parapa në orarin e La Ligës.


