FOTO/ Vdesin dy të rinj në zonën e ish-bllokut në Tiranë, zbardhen detaje të aksidentit. Ja emrat

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku dy të rinj kanë vdekur pasi motori me të cilin udhëtonin ka dalë nga rruga. Burime nga policia thanë se ngjarja ka ndodhur në unazë pranë ish-ambasadës Ruse.
“Mbrëmjen e sotme rreth orës 21:20, në bulevardin “Bajram Curri”, pranë urës së “Bllokut”, drejtuesi i motorit me targa “AP 105” dhe pasagjeri pas tij ka humbur kontrollin dhe për pasojë është rrëzuar.
Drejtuesi i motorit dhe pasagjeri u dërguan menjëherë në Spitalin Ushtarak në gjendje të rëndë shëndetësore.
Dy të rinjtë që udhëtonin me motor, të identifikuar me inicialet, Klejdi Halili, 21 vjeç dhe Ergi Dini, 22 vjeç, rreth orës 21:50, kanë ndërruar jetë në Spital, si pasojë e dëmtimeve të marra”.