Komuna e Çairit ka nisur një aksion për heqjen e veturave që parkohen në vend të gabuar.Ky veprim i kreut të Komunës Visar Ganiu është përshëndetur edhe nga qytetarët sepse një iniciativë e këtij lloji do të mundësojë qarkullim më të lirë dhe nuk do krijohet kaos urban sic rëndom ndodhë në disa zona atje shkruan Faktiditor.ch.
Më poshtë mund të ndiqni edhe një video ku shihet se si ” merimanga” largon një prej veturave e parkuar në vend të ndaluar.
Autoritetet e Komunës thanë se edhe në të ardhmen do të ketë aksione të shumta me qëllim të lehtësimit të shumë problemeve që e tangojnë qytetarin e Cairit./Faktiditor.ch/