FOTO/ Vodhën kasafortën e teqesë në Bulqizë, dy në pranga. Ja emrat
Dy persona janë vënë në pranga nga policia pasi akuzohen për vjedhjen me thyerje të kasafortës së Teqesë së Fshatit Ballenj e Madhe në Bulqizë. Janë sekuestruar kasaforta dhe mjetet e përdorura për të realizuar vjedhjen.
Të arrestuarit janë, Mevlan Limani, 27 vjeç, lindur në fshatin Crruj të rrethit Mat dhe Man Doma, 59 vjeç, lindur në fshatin Plesh të rrethit Mat.
Mbrëmjen e sotme në Komisariatin e Bulqizës ka ardhur një telefonatë se është vjedhur me thyerje Teqeja e fshatit Ballenj e Madhe, Krastë- Martanesh.
Menjëherë në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë së Komisariatit të Policisë Bulqizë, ku falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, në harkun kohor prej dy orësh , bazuar edhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, në aksin rrugor Krastë – Bulqizë, në qafën e Buallit kanë bërë bllokimin e një automjeti tip Benz që drejtohej nga shtetasi Mevlan Limani.
Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale kasaforta e Teqesë Ballenj e Madhe, mjeti dhe sharra e përdorur gjatë kryerjes së veprës penale, vepër kjo e pranuar nga dy të arrestuarit.
Materialet për këtë ngjarje do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale “ Vjedhje” në bashkëpunim.