FOTO – Vrasja në Pogradec/ Viktima i afërt i deputetit socialit, sherri lindi për një femër

349

 

vrasja ne Pogradec

Një 17-vjeçar u ekzekutua me armë zjarri pasditen e sotme në Pogradec.

Viktima Fabio Hila u qëllua me kallashnikov nga një tjetër 17-vjeçar i quajtur Fabio Musollari, teksa ndodhej në një bar në rrugën “Rinia” të këtij qyteti.

Raportohet se viktima dhe autori gjendeshin në të njëjtin lokal, por në tavolina të ndryshme.

Ata kanë debatuar dhe më pas Musollari ka qëlluar me automatik dhe është larguar me shpejtësi, por është kapur nga policia. Hila ndërroi jetë rrugës për në spital.

News 24, duke cituar “burime kofidenciale”, raporton se: dy të rinjtë ishin konfliktuar prej ditësh në Facebook për një vajzë që e pëlqenin të dy. Autori dhe viktima, i afërm i deputetit socialist Ilir Xhakolli, kishin debatuar edhe përmes telefonit.

Sipas dëshmitarëve, autori Fabio Musollari njihet si person problematik në qytet, ndërsa ngjarje e rëndë shkaktoi panik tek qytetarët që kanë qenë në rrugë. /Syri.net/

 Fabio Hila

Viktima Fabio Hila

Screenshot_3

Autori Fabio Musollari

Comments