FOTO/ Zbulohet numri i fanellës së Neymarit tek PSG-ja

219

Pavarësisht problemeve me La Ligan, Neymar do të largohet nga Barcelona për të nënshkruar kontratën e re me PSG-në.

Mesfushori argjentinas, Javier Pastore ka thënë se është i gatshëm të liroi fanellën me numër 10, vetëm e vetëm që Neymar të ndjehet mirë te klubi francez.

Ai tha se do t’i jap atij gjithë mbështetjen, në mënyrë që së bashku të fitojnë Champions Leaguen.

“Dua të ia ofrojë fanellën time Neymarit si akt i mirëpritjes. Dua që ai të ndjehet rehat dhe i lumtur që nga dita e parë. Dua t’i jap atij të gjithë mbështetjen që i duhet, në mënyrë që ne të fitojmë Ligën e Kampionëve. Dua ta pres me një simbolikë të vogël”, tha Pastore për Cadena Ser.

Ditën e sotme u raportua se La Liga ka refuzuar një çek me vlerë 222 milionë Euro për transferimin e Neymarit.

Por problemi pritet të zgjidhet shumë shpejt.

Comments