Fotografi që dhemb-Mos t’a harrojmë gjenocidin serb ndaj popullit shqiptar


Kjo fotografi rrëfen më shumë se sa një libër i shkruar mbi ngjarjet e trishta të një lufte dhe masakre ndaj një kombi që e ka paguar shtrenjtë cmimin e lirisë transmeton Faktiditor.ch.Në këtë foto sheh se njeriu mund të durojë më shumë nga cfarë mund t’a imagjinojmë.Vetëm një zemër e fortë e një nëne mund t’i rezistojë kësaj që sheh dhe ndjen.Vetëm ajo më shumë se nga ne e di se ç’përmasa ka dhimbja .Një zemër e dobët kurrë nuk mund ta përballojë këtë trishtim dhe dhimbje.Serbët ia morrën të shtrenjtit e saj dhe e lanë të jetojë në vetminë e saj përgjithmonë.Kjo foto duhet të trazojë secilën ditë cdo njeri, se nëse sot është një Kosovë e cliruar, janë ata heronj të vrarë që e sollën lirinë.
Gjenocidi serb nuk duhet harruar.Aq më tepër kur ekzistojnë dëshmi se cfarë ata kanë bërë ndaj shqiptarëve.Masakrimet, vrasjet e tyre masive ndaj nesh janë një histori e trishtë duke lënë shumë pasoja të rënda .Disa dëshmi janë shumë thelbësore për t’u publikuar dhe për të parë një brez i ri që luftën e kanë dëgjuar dhe nuk e kanë parë kurrë, se cfarë në fakt ka ndodhur më shqiptarët, me ç’farë çmimi të lartë e kanë paguar lirinë e tyre , me sakrificën, me dhunën serike , me vdekjet masive, me humbjen e njerëzve më të shtrenjtë të tyre .
Kjo foto është një tregues se ç’mund të durojë një grua kur pranë vetes ka të shtrenjtit e saj që i ndjen dhe sheh për herë të fundit.C’farë kuptimi ka jeta më pas për të dhe shumë tragjedi tjera që përjetuan shqiptarët nga ky gjenocid i paparë./Faktiditor.ch./