Fotografia e një “veture të padukshme” që po përhapet në internet (Foto)

365

Një fotografi e një veture, në dukje të parë, “e padukshme”, ka habitur përdoruesit e internetit.

Në shikim të parë, përcjell Telegrafi, fotografia duket se ka kapur oborrin e shtëpisë. Por, pas shikimit të mëtejshëm, një rrotë e shfaqur të bën të mendosh se kemi të bëjmë me diçka tjetër.

Imazhi në të vërtetë tregon një veturë të zezë që reflekton rrethinën e saj, duke përfshirë disa pemë aty pranë.

Fotoja qartazi ka provokuar përdoruesit e internetit, shumica prej të cilëve e kanë pranuar se nuk e kanë vërejtur një gjë të tillë, që në momentin e parë. /Telegrafi

Comments