FOTO/Skafet vrasëse: Policia paralajmëroi që në prill, bashkia nuk mori asnjë masë

106

Moebel THEMA

moto uji

Aksidenti që i mori jetën dje një pushesi në plazhin e Himarës, ishte kronikë e një ngjarjeje të paralajmëruar. Prej vitesh mjetet lunduresue, kryesisht motorët e ujit dhe skafet kanë qenë në vëmendjen mediatike për rrezikun e lartë publik, që kulmoi ditën e djeshme me aksidetin fatal të turistit rus.

Kur ndodhin ngjarje të tilla, është momenti i marrjes dhe diskutimit të përgjegjësive, që këtë radhë ndahet mes Ministrisë së Brendshme dhe bashkive të qyteteve bregdetare. Por në këtë pikë, Ministria e Brendshme pohon se ka bërë njoftimet dhe paralajmërimet e nevojshme për bashkitë përkatëse mbi rrezikun e mjeteve lundruese për pushuesit.

Opinion.al, sjell kopje të tri njoftimeve të njëpasnjëshme, ku Ministria e Brendshme kërkon bashkëpunim nga bashkitë e Himarës, Sarandës, Vlorës dhe Fierit për marrjen e masave të plota për sigurinë në plazhe dhe liçencimin e e mjeteve lundurese argetuese, pas vendosjes së infrastrukturës së nevojshme, që në plazhet e këtyre bashkive mungon.

Për këtë qëllim, Policia Kufitare ka vënë në dispozicion edhe mjetet e veta të inspektimit bregdetar.

bashkia himare   bashkia himare 1 bashkia himare 3

Ky njoftim dhe kjo kërkese bashkëpunimi, që u është drejtuar bashkive që në 25 Prill, është rispërsëritur gjithashtu në Qershor dhe Korrik, por me sa duket ka rënë në vesh të shurdhër, duke çuar në ngjarje të tilla si ajo e Himarës me pasoja tragjike.

Në një kohë kur pushteti vendor ka lejuar krijimin e plazheve private duke marrë taksa prej tyre, ka njëkohësisht për detyrë t’u kërkojë atyre rrethimin e këtyre plazheve dhe penalizimin në rast moszbatimi. Në një kohë kur qytetarët paguajnë deri në 10 euro për një çadër dhe dy shezlongë, askush nga privatët nuk e zbaton këtë kriter, që në fakt nuk dihet nëse u është kërkuar nga pushteti vendor i zonave bregdetare.

 

bashkia sarande bashkia sarande 1bashkia Vlore

Comments