FOTOT e biznesmenit të dhunuar në Tiranë, ja kërcënimi që i bënë autorët

349

FOTOT e biznesmenit të dhunuar në Tiranë, ja kërcënimi që i bënë autorët

Biznesmeni Faad Mitri u dhunua dhe u kërcënua sot nga persona të paidentifikuar në kryqëzimin e Laknasit me rrugën e Rinasit.

Fotot e mëposhtme tregojnë momentet kur biznesmeni ndodhet i shtrirë në tokë nga dhuna e ushtruar ndaj tij. Biznesmeni libanez udhëtonte me një automjet Mitsubishi që drejtohej nga shoferi i tij, kur u përplasën nga një tjetër makinë Volkswagen brenda së cilës ndodheshin 4 persona.

Këta të fundit dhunuan me sende të forta sipërmarrësin dhe shoferin, e më pas u larguan në drejtim të paditur. Dyshimet e policisë janë se aksidenti nuk ishte rastësor dhe ngjarja ka ndodhur me punën e tij si biznesmen.

“Ik nga Shqipëria ose ndërprit punimet”, i kanë thënë autorët biznesmenit të huaj Faad Mitri. Ky i fundit po investon 1.4 milionë Euro për ndërtimin e një resorti turistik në Gjirin e Lalzit. Policia vazhdon hetimet për të kapur autorët e kësaj ngjarje të rëndë.

Comments