

Franca u bëri thirrje Kombeve të Bashkuara që të përdorin të gjithë mekanizmat për të përcaktuar se çfarë po ndodh në qytetin e rrethuar të Alepos në Siri dhe paralajmëroi Rusinë se po rrezikon të bëhet pjesëmarrëse në akte “ hakmarrese dhe terrorizuese” atje.
Me shtimin e raporteve të paverifikuara për mizori kundër një numri të madh të civilëve, përfshirë gra dhe fëmijë, të kryera nga forcat e Qeverisë siriane, ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Marc Ayrault, tha se ndërprerja e armiqësve është më urgjente se kurrë.
“Mbështetësit e regjimit, nisur nga Rusia, nuk mund ta lejojnë këtë logjikë hakmarresw dhe terrorizuese pa u përfshirjes”, tha Ayrault.
“U bëj thirrje Kombeve të Bashkuara që të përdorin, pa vonesa, të gjithë mekanizmat, për të shpërfaqur të vërtetën e asaj që po ndodh në Alepo, në mënyrë që komuniteti ndërkombëtar mos te lejojë që krimet të mbeten të pandëshkuara”, tha Ayrault