Franca ndalon hedhjen e ushqimit, supermarketet detyrohen ta dhurojnë për nevojtarët

53
fresco

Franca bëhet shteti i parë në botë që u kërkon ligjërisht supermarketeve të dhurojnë ushqimin e pashitur për bamirësi tek depot ushqimore, të cilat më vonë ua shpërndajnë njerëzve në nevojë.

Sipas ‘’Zero Waste Europe’’, dyqanet më të mëdha se 400 metra katrorë duhet të nënshkruajnë marrëveshje me depot e ushqimit për të rishpërndarë artikujt e pashitur, por të sigurt për t’u ngrënë.

Këto ushqime përfshijnë prodhime të freskëta, mallra të paketuara që janë pranë datës së skadencës dhe artikuj të tjerë të tepërt.

Ligji gjithashtu ndalon supermarketet të prishin qëllimisht ushqimet, siç është derdhja e solucioneve që përmbajnë kimikate mbi artikujt që duhet të konsumohen nga njerëzit në nevojë.

Ky ligj do të ndihmojë miliona vakte tek njerëzit në nevojë dhe ka frymëzuar politika të ngjashme në të gjithë Evropën.

Kjo e bën Francën një lider botëror në uljen e mbeturinave ushqimore.

Comments