Francë, edhe atentatori i dytë tentoi t’i bashkohej ISIS-it

Edhe Abdel Malik Petitjean, autor i atentatit në kishën e Saint-Etienne-de-Rouvray, kishte tentuar të shkonte në Siri sipas mediave franceze. 19-vjeçari i lindur në Saint-Dié-des-Vosges, në Vosgi, është në arrest shtëpie në Aix-les-Bains (Savoia) dhe ishte i skeduar që prej 29 qershorit, sepse kishte tentuar të bashkohej me Kalifatin.
Ata janë të filmuar duke folur arabisht dhe i drejtohen liderit të ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi. Njëri mban një ‘laptop’ ku duket flamuri i ISIS.
Petitjean i është sinjalizuar shërbimeve sekrete franceze nga autoritetet turke dhe sipas informacioneve, sinjalizimi “ka qenë i vonuar për ta ndaluar në kohë”.
Ndërkohë, tre persona të një rrethi familjar të terroristit janë ndaluar për t’u verifikuar nëse kanë lidhje me vrasjen e priftit.
28 korrik 2016 (gazeta-Shqip.com)