Francë, rreziku terrorist, 15.000 individë të dyshuar nën vëzhgim

278

“Pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve franceze, rreziku i sulmeve terroriste vijon të mbetet në nivelin maksimal”,- ka qenë kjo deklarata e kryeministrit të Francës, Manuel Valls, i cili nënvizoi se aktualisht po monitorohen afro 15.000 individë që dyshohet se kanë lidhje me organizatat terroriste ose janë pjesë e tyre.

Kreu i ekzekutivit francez u shpreh se aktualisht autoritetet po monitorojnë nga afër afro 15.000 individë që dyshohet se kanë lidhje ose janë pjesë e organizatave ekstremiste.

“Aktualisht janë afro 15 mijë persona në Francë që po monitorohet, pasi ne dyshojmë se ata janë në procesin e radikalizimit. Gjithashtu, 1.350 persona po hetohen nën masën e arrestit me burg, ku 293 prej të cilëve janë direkt të lidhur me organizata terroriste. Në këto rrethana duhet të pranojmë se jemi të ekspozuar ndaj kërcënimit terrorist. Megjithatë, unë mendoj se zgjidhja e propozuar nga Nikolas Sarkozy është e gabuar. Ajo po propozon diçka të ngjashme me atë që ideoi ish-presidenti, Xhorxh Bush, kur krijoi kampin e paraburgimit të Guantanamos. Politikat e ndjekura prej tij nuk i shpëtuan ShBA-të nga sulmet terroriste”,– ishin fjalët e Manuel Valls.

Kryeministri francez së bashku me presidentin, François Hollande, është kritikuar ashpër për shkak të pamundësisë së autoriteteve për të parandaluar sulmet terroriste.

Kjo gjë është pasqyruar edhe në sondazhet e realizuara së fundmi, ku Partia Socialiste ka shënuar rënie të konsiderueshme.

Comments