Francë, sulmet terroriste godasin turizmin në Paris

201

Moebel THEMA

Mes janarit dhe qershorit të këtij viti ka patur një milion turistë më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2015. Parisi mirëpret rreth 16 milionë vizitorë në vit dhe është një nga destinacionet turistike më të rëndësishme në botë.
Rënia vlerësohet të ketë shkaktuar 750 milionë euro humbje në të ardhurat nga turizmi. Një zyrtar përgjegjës e cilësoi situatën si “një katastrofë industriale”.
Sektori në fjalë gjeneron më shumë se 7 për qind të GDP-së vjetore të Francës. Thuajse gjysmë milion persona që punojnë në rajonin Ile de France, ku përfshihet edhe Parisi, kanë vende pune të lidhura me turizmin, duke e bërë sektorin më punëdhënës të zonës.
Por numri i vizitorëve ka rënë ndjeshëm që nga sulmi i nëntorit të kaluar në Paris ku humbën jetën 130 persona. Qyteti kishte filluar gradualisht të merrte veten pas sulmit të janarit 2015 ndaj redaksisë së gazetës satirike “Charlie Hebdo”.
Të dhënat zyrtare tregojnë se prenotimet në hotelet në rajonin e kryeqytetit kanë rënë me 85 për qind në gjysmën e parë të 2016-s, me një rënie prej 11.5 për qind të turistëve të huaj dhe 4.8 për qind të atyre francezë./Top Channel
Comments