
Para pak çastesh ka nisur seanca gjyqësore ndaj aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
Njëri prej të akuzuarve, i cili është edhe zëdhënësi i VV-së, Frashër Krasniqi kur është pyetur nga gjyqtari i rastit nëse e pranon apo jo fajësinë ka refuzuar të përgjigjet duke kërkuar të drejtën e fjalës, shkruan arbresh.info.
Në një moment gjyqtari ka kërkuar nga Policia e Kosovës që ta largoj nga seanca Krasniqin mirëpo pas ndërhyrjes që ka bërë edhe avokati i tij Tomë Gashi, gjyqtari ka pranuar që t’i jepet Krasniqit e drejta e fjalës prej një minuti.
Krasniqi tha se kriminelët e vërtetë janë të lirë ndërkaq ata po gjykohen me prova të montuara./Arbresh.info.