FRI shënoi Ditën e Flamurit (FOTO)

203

Moebel THEMA

Nën moton ”Nëntori, muaji i ngritjes kombëtare”, u shënua 28 nëntori, Dita e Flamurit. Tribuna u mbajt në temën “Kontributi i Karadakut në çështjet kombëtare” organizuar nga Dega e FRI – së në Kumanovë.

Fjalë rasti pati kryetari i FRI-së, Dega Kumanovë, Liridon Ismaili, i cili përshëndeti të pranishmit duke i falenderuar për mbështetjen e dhënë ndaj kësaj nisme të FRI-së, si dhe sqaroi qëllimin e këtij aktiviteti duke thënë se: “Çështja, të cilën kemi dashur ta prekim me shënimin e kësaj date, ka qenë fakti se një kontribut tejet të madh dhe të pashlyeshëm, në rrjedhën e proceseve kombëtare, kanë dhënë edhe bijtë e tokës së Karadakut, të cilët, u vetëmohuan deri në frymën e fundit, vetëm që të na kthehej dinjiteti dhe krenaria jonë kombëtare.”

Panelistë në këtë tribunë ishte prof. dr. Minir Ademi, profesor universita si dhe Ulusi Saliu, kryetar i shoqatës së historianëve, të cilët para të pranishmëve paraqitën një kumtesë për kontributin e Karadakut në ecurinë e proceseve të ndryshme kombëtare dhe me theks të vecantë rolin e prijësve fetarë në po këtë çështje.

U shpalosën figura të shquara të këtij rajoni, të cilët me vetëmohimin dhe sakrificën e tyre dhanë kontribut të pashlyeshëm në historinë tonë kombëtare, si dhe ndihmuan rrjedhën e shumë çështjeve kombëtare.
Pjesa e fundit i takoi publikut, të cilët patën mundësinë të parashtrojnë pyetje dhe të hapin diskutim mbi temën në fjalë.

trrr

Comments