Frika për të dal dhe të bëjmë jetë nate në Tetovë!

302
fresco

Shkruan : Arbenita Meta

Ende pa kaluar një javë nga ngjarja e përdhunimit të 31 vjeçares në Tetovë, ndodhë ngjarja tjetër plagosje dhe lëndime në lokalin që frekuentohet nga të rinjët e qytetit me motive banale dhe të ulët në aspektin shoqëror.
A kemi RINI të frustruar dhe të mllefosur?
Sigurisht që po, pasi kemi ngjarje të tilla dhe po ndodhin shpesh!
Problemi që përse RINIA është e frustruar dhe e mllefesur, ngërthen në vete disa faktor:
– Ekonomik
– Politik
– Social
*Faktori ekonomik luan rol të rëndësishëm për egzistencën materiale
*Faktori politik luan rol të veçantë në krijimin e vendeve të punës dhe institucioneve sportive – rekreative, kulturore e hapësirave të artit.
*Faktori Social është tepër konservativë në këtë qytet dhe paragjykues dhe gjykues, faktor i cili ndikon në anën psikologjike dhe atë emocionale.
Sikur Rinia të ketë hapësirë ku ta përmbush orarin ditorë që përveç angazhimeve primare, të kenë dhe aktivitete të ndryshme dhe të ketë qyteti të angazhuar organet e rendit që në pjesën ku RINIA bënë jetë nate të ketë SIGURI.
Andaj, të gjithë duhet të ngrisim zërin që raste të tilla të mos përsëriten dhe se t’ia kthejm qytetit imazhin e qyetit të qytetarëve të civilizuar, dhe të Ju kriojmë siguri dhe stabilitet studentëve që vijn të studjojnë në Universitetet e qytetit nga shtetet fqinje.

Comments