FRODEM: Prej ku i mori paratë Gruevski për të lobuar në SHBA?



FRODEM njoftoi se përmes medieve dhe njoftimeve të partisë në pushtet, opinioni e ka kuptuar se kryetari i tyre në shoqëri të disa personave, hamall të turpit të tij kanë realizuar një takim punues me më shumë kongresmen, senator dhe njerëz nga jeta politike dhe publike në SHBA.
“Duke e marr parasysh se bëhet fjalë për takime me politikan nga rangu i tretë dhe eshaloni më poshtë, bëhet gjithnjë e më e qartë se takimet në SHBA nuk mund që të sigurojnë pozicione më të mira për Maqedoninë dhe ta forcojnë relacionin tonë me SHBA-në dhe të njëjtat para së gjithash janë të dedikuara për hutim dhe hedhje hi syve të opinionit vendor. FRODEM kërkoi që kreu partiak dhe tajfa e hamallëve e turpit të huaj urgjentisht të jap llogari ndaj qytetarëve të Republikës së Maqedonisë për paratë e harxhuara për këto ekskursione të shtrenjta të dedikuara për shpëtimin e të ardhmes së tyre të parashikuar. Njashtu, FRODEM përkujton se opinioni ka ngel shkurt kohë për përgjigje për harxhimin e rreth 1.7 milion dollar nga ana e këtij kreu për angazhimin e kompanive amerikane për lobim politik dhe përkrahje propaganduese në SHBA”, thuhet në njoftim.