Fshatrat e Gjakovës nën ujë, Lekaj kërkon ndihmën e Qeverisë


“Qytetarët kanë nevojë për dorën e qeverisë qendrore duke e ditur se ajo lokale nuk ka kapacitet për t’u dalur në ndihmë”
Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Pal Lekaj, pas reshjeve në fshatrat e Gjakovës, i ka bërë thirrje Qeverisë që të ndërhyjë sa ma parë të jetë e mundur, për të evituar edhe me të keqen.
Lekaj ka thënë se reshjet e shiut që kanë ndodhur nga mbrëmë deri më sot, ka bërë që shumë fshatra të Gjakovës të jenë nën uji, sidomos fshatrat Shishman, Popoc dhe Ponashec.
“Qytetarët kanë nevojë për dorën e qeverisë qendrore duke e ditur se ajo lokale nuk ka kapacitet për t’u dalur në ndihmë. Kur ia shtojmë kësaj edhe argumentin se në Gjakovë po deshmohet çdo ditë që kemi një qeverisje të dobët dhe jo kualitative”, ka thënë ai.
Lekaj, u ka bërë thirrje të gjitha organizatave që të solidarizohen me qytetarët të cilët janë të përmbytur nga këto reshje/21Media