Fuad Ramiqi: Nëse Skënderbeu ishte Kalorës i Krishtit, ai s’është heroi im
Lideri i LISBA, Fuad Ramiqi, në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se nuk është normale që një njeri që ka kërcënuar vendin me eksplozivë, si Sllobodan Gavriq, të dënohet njëjtë si një imam që mbron fjalën e Zotit.
Ai thënë se krejt këto tendenca vijnë nga armiqtë e islamit dhe të shqiptarëve, që po përdorin metoda të ndryshme për të na paraqitur sic nuk jemi.
“Vetëm armiqtë e shqiptarëve dhe të islamit thonë se islami është terrorist. Njeriu që ka sjellë në Kosovë dymbëdhjetë kilogram eksploziv është dënuar njëjtë si një njeri që ka mbrojtur fjalën e Zotit”.
Ramiqi ka komentuar edhe diskutimet për Shën Terezën dhe Gjergj Kastrioti – Skënderbeun, dukë rithënë opinionin e tij për të dyja këto tema, shumë të debatura.
“Ka pasur shumë debate, ndaj edhe vet jam përgjigjur për cështjen e Skënderbeut dhe Gonxhe Bojaxhiut. Nëse ajo ka kontribuar në aspektin humanitar, atëherë ajo i ka meritat shumë të mëdha. Por unë nuk mundem si besimtar islam ta shenjtëroj dikënd”.
“Ma gjeni një hoxhë që ka bërë dicka kundër shqiptarëve të besimit katolik. Unë jam rritur me bindjen që Skënderbeu ka qenë hero kombëtar. Tash po thonë që ai ka qenë Kalorës i Krishterimit. Nëse ai ka qenë i tillë, ai nuk është heroi im”