Fuere: Maqedonia të fillojë bisedimet edhe nëse çështja e emrit nuk zgjidhet

381
fresco

Ervan Fuere, ish-ambasador i Bashkimit Evropian në Shkup, gjatë një emisioni në televizionin ”24” ka deklaruar se është e qartë që koha për arritjen e një marrëveshje ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, është e shkurtër.

Ai gjithashtu ka thënë se presin që në qershor, Komisioni Evropian (KE) ta rikonfirmojë udhëzimin për fillimin e bisedimeve për anëtarësim.

Fuere shprehet se Greqia duhet që ta lejojë Maqedoninë që të fillojë bisedimet, edhe nëse çështja e emrit nuk do të zgjidhet, por bisedimet duhet të vazhdojnë paralelisht.

Sipas tij, Greqia ka përgjegjësi të madhe dhe duhet të veprojë me racionalitet, kurse për zgjidhjen e emrit, Fuere thotë se duhet të respektohet identiteti, gjuha, kultura dhe trashëgimia, që nuk është në dëm të trashëgimisë së Greqisë, apo ndonjë tjetri.

Comments