Fundi i një hasmërie

356

13095911_10154786229909348_4504956497971949121_n-1-300x300

URIM SALIHU
Njerëzit nuk rrijnë bashkë sepse nuk grinden, por sepse dijnë të falin.Ata që falin gjëra që nuk mund ti imagjinojmë është madhështore.
Ka akoma njerëz madhështorë që janë në gjendje të fshijnë të kaluarën e errët që lindi një hasmëri dhe që jetoi me t’a me vite.Secila ditë ishte kërcenuese, ishte frika e një të keqeje që mund të ndodhte si kundërpërgjigje e palës tjetër.Hasmëria ka shuar shumë jetë për shkak të një konflikti të gjeneruar më parë dhe më pas nuk u ndal më kurrë.Shumë njerëz që nga lindja kanë jetuar me këtë kërcënim në cdo sekondë të jetës së tyre.Në secilën stinë kanë jetuar nën ankth, ndërsa secilën ditë kanë menduar se do të jetë e fundit.Por të fortë janë ata që përballojnë dhimbjen sepse kur vret dikë bëhesh i dobët, ke pendesën dhe pjesa tjetër e jetës të shkatërron nën ato imazhe të vrasjes që të shfaqen cdo kohë.
Një familje e zaptuar për shumë vite me ankthin e humbjes ,bëri gjënë më njerëzore -fali gjakun dhe u pajtua. Pajtimi është bërë ndërmjet familjes së Lazam Bojkut nga Veleshta dhe familjes së Sevdi Kupës poashtu nga Veleshta, me ç’rast, Lazam Bojku, ka falur gjakun e djalit, të vrarë . Iu dha fund një hakmarrjeje që mund të vazhdonte serinë e vdekjeve dhe vrasjeve.Kjo nuk do kishte fund dhe hasmëria mes familjeve do rritej deri në pafundësi.Por për ta bërë këtë akt të madh duhet guxim, shpirt të madh njerëzorë, duhet të harrosh atë që ka ndodhur qoftë edhe episodi më i trishtuar .Ajo që ka ndodhur nuk kthehet kurrë.Por ajo që mund të bëjnë njerëzit është të nisin të shkruajnë një tjetër rrëfim mes familjesh duke i dhënë fund një hakmarrjeje që vazhdon të jetë tmerruese akoma në shoqërinë shqiptare.

Ky është një akt fisnik dhe njerëzorë sepse në jetë ka gjithmonë fitues dhe humbës.Në këtë rast humbësi ishte fituesi më i madh sepse i trokiti arsyes njerëzore, unit, tejkaloi edhe gjërat më të paimagjinueshme për të marrë një vendim të rrallë -të pajtohet me atë që ishte në hasmëri.Të pajtohej në vigjilie të një feste , mes atyre njerëzve që u dhanë forcë familjeve për ta bërë një akt të madh njerëzorë.Edhe ata që ndihmuan që këta familje ti japin fund urrejtjes dhe hasmërisë janë madhështorë.Nuk ka gjë më të bukur se sa ti japësh shansë të mirës, dashurisë njerëzore, pajtimit.Të gjithë në Strugë u treguan kaq të fisëm , sepse nëse dikush nuk është më, ka të tjerë njerëz që kanë nevojë të rriten në qetësi, pa frikën e kërcënimit të hakmarrjes.Këta familje i dhanë shansë të ardhmes duke harruar urrejtjen e së shkuarës.Harruan ata episode të trishtuara që secilën netë dhe ditë ishin për t’a kërcënuese, në fytyrat hasmërore që prishnin qetësinë e tyre.

Comments