Fundjava solli 33 aksidente rrugore, 27 të lënduar dhe një të vdekur
Fundjavën e kaluar në territorin e Shkupit kanë ndodhur gjithsej 33 aksidente….
Fundjavën e kaluar në territorin e Shkupit kanë ndodhur gjithsej 33 aksidente, prej të cilave në njërin jetën e ka humbur një person, ndërsa në tre lëndime të rënda trupore kanë marrë gjithsej tre persona dhe një person lëndime më të lehta.
Në nëntë aksidentet tjera gjithsej 23 persona kanë marrë lëndime të lehta trupore, ndërsa në 20 aksidente është shkaktuar vetëm dëm material.
Policia gjatë tre ditëve të fundit ka sanksionuar 97 shoferë të cilët nuk e kanë respektuar kufizimin e lëvizjes së automjeteve, 15 shoferë janë përjashtuar nga aksidentet për shkak drejtimit të automjetit nën ndikimin e alkoolit, ndërsa tetë shoferë kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit. Gjithsej 58 shoferë i kanë drejtuar automjet e tyre pa patentshoferi, gjegjësisht të paregjistruara.
Janë sanksionuar edhe 11 shoferë të biçikletave me motor, moped dhe motoçikleta të cilët gjatë drejtimit të automjetit në rrugë nuk kanë bartur kapelë mbrojtëse në kokë.
Me ndihmën e automjetit të posaçëm “kaçubet” janë larguar 58 automjete.