Funerali i Fidel Castros, ish-udhëheqësi i Kubës varroset në qytetin e lindjes


Funerali i ish udhëheqësit kuban Fidel Castro filloi sot në lindje të Kubës pas një kortezhi katër ditor në mbarë ishullin.
Casto, një udhëheqës polarizues që shihej nga disa kubanë si kampion i të varfërve dhe kritikohej ashpër nga të tjerë si tiran që shkatërroi ekonominë e vendit dhe shkeli të drejtat e njeriut, vdiq më 25 nëntor në moshën 90 vjeçare.
Hiri i Fidel Castros mbërriti të shtunën mbasdite në Satiago, qyteti ku ai filloi revolucionin në vitin 1953. Kortezhi ndoqi rrugën e Castros dhe luftëtarëve të tij rebelë ndërsa ata avancuan në kryeqytet nga mallet Sierra Maestra para se të merrnin pushtetin në janar të vitit 1959.