Komandanti i KFOR-it, Giovanni Fungo ka deklaruar se misioni i KFOR-it, përveç që kontribuon në një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët, po ndihmon edhe në krijimin e kapaciteteve vendore.

“Gjendja e sigurisë në Kosovë është përmirësuar dukshëm”, tha ai.

Kurse këshilltari i NATO-s dhe Ekipit Ndërlidhës (NALT), gjeneral Dietmar Mosmann ka thënë se NATO mbetet e përkushtuar në sigurinë e ballkanit perëndimor, por fokusi kryesor është mbështetja e zhvillimit profesional të FSK-së.

Ai tha se NATO këtu vazhdon të mbështesë organizatat e sigurisë, ku FSK-s i jep këshilla dhe më pas asistencën.

“Ne ndihmojmë edhe në zhvillimin dhe trajnimin në programet e FSK-së.”.