Funksionarë të lartë të VMRO-DPMNE janë thirrur për t’u marrë në pyetje nga Prokuroria Speciale, merr veshet televizioni 24 nga burime të hetimit, transmeton TetovaSot.
At në periudhën në vijim duhet të paraqiten në PSP si pjesë e zgjerimit të hetimit të rastit “Titanik”, në të cilën përfshien 17 persona.
Nga PSP, nuk zbulohet se cilët persona janë të thirrur, por ka konfirmuar se ftesat u janë dërguar.
Hetimi është fokusuar në mënyra të ndryshme në të cilën janë kryer keqpërdorime në financimin e fushatës zgjedhore për zgjedhjet në vitin 2011 dhe 2014.
Në hetim përfshihen informacionet që PSP-ja i ka marrë nga deklaratat e dëshmitarëve nga Ohri, pesëmbëdhjetë në numër, nga të cilët siç ishte theksuar në konferencën e fundit për shtyp janë mbledhur shumë informacione të dobishme për hetimin.
Materialet e përgjuara që i kanë deklaruar prokurorët se përveç dymbëdhjetë të dyshuarve janë të përfshirë në hetimet fillestare në parregullsitë zgjedhore janë involvuar shumë njerëz.
Përveç audio nçizimeve të cilat nuk janë publikuar, dhe që tregojnë krimin, PSP ka edhe provat materiale, theksoi Janeva./TetovaSot/
