Funksionimi i PSP-së, ekspertët: Obstruksionet ndaj PSP-së, thellojnë krizën



Pushteti me akuza dhe ofendime ndaj prokurores speciale Katica Janeva dëshiron të pengojë dhe rrezikojë funksionimin e Prokurorisë Speciale vlerësonë eksperti juridik Osman Kadriu transmeton TVM2.
Për ish kryetarin e gjykatës kushtetuese Trendafil Ivanovski me këtë sulm ndaj speciales thellohet kriza dhe rrezikohet ekzistimi dhe funksionimi i shtetit.
Ekspertët juridik vlerësojnë se kriza mund të thellohet edhe më shumë nëse nuk kalon raporti dhe abrogohet ligji për PSP –në, andaj i bëjnë thirrje gjykatës kushtetuese të prononcohet për ligjin e PSP-së dhe të krijohen kushte që Janeva ta kryejë punën për të cilën është zgjedhur.
Për kthimin e së drejtës, ekspertët rekomandojnë depolitizimin e gjyqësorit dhe krijimin e gjykatës speciale me qëllim që puna e PSP-së të finalizohet me epilog konkret.