“Furtunë” në Policinë e Elbasanit, shkarkohen të gjithë drejtuesit, Çako: Të paaftë

188

Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako janë shkarkuar të gjithë drejtuesit e Policisë së Elbasanit.

Burime pranë Policisë së Shtetit bëjnë të ditur se masat vijnë pas përplasjeve në Elbasan mes familjeve Çapja dhe Çela, të cilat kanë sjellë edhe gjakderdhje.

Drejtori i policisë Haki Çako deklaroi se janë marrë masa për 12 drejtues dhe punonjes të policisë.

“Një muaj më parë ndodhi një ngjarje e rëndë në Elbasan. Fatkeqësisht policia nuk ishte në lartësinë e duhur. Ngjarja e Elbasanit ishte e rëndë. Kryem një analizë të gjërë dhe arritëm në konkluzionin se strukturat drejtuese u treguan të paafta për të menaxhuar ngjarjen kriminale.

Ngjarja në fjalë tregon një punë të dobët të policisë së Elbasanit ndaj bandave. Nga puna e dobët e policisë. Drejtoria e policisë Elbasan do i nënshtrohet një ristrukturimi në themel. Altin Qato do të drejtojë punën e policisë në Elbasan.

Ftoj qytetarët të mos humbin besimin. Janë sekuestruar 35 milione euro pasuri kriminale në 9 muaj. Do të godasim të gjitha grupet kriminale. Kjo është një betejë e gjatë, por do e çojmë deri në fund”, deklaroi Cako

Ndërkohë një aksion i policisë i datës 18 shtator në Elbasan solli edhe përplasjen e bluve me njerëzit e biznesmenit Petrit Çela. Djali i këtij të fundit, Suel Çela dhe shoku i tij Enea Bekteshi goditën me një “Audi” të blinduar automjetin e zv/drejtorit të policisë së Elbasanit, Gjergji Oshafi.

Comments