Fushat e sportit të shëndërruara në liqe, kërkohet ndërhyrja në Sfillare dhe Hasanbeg (VIDEO)



Nuk është liqe por është fusha e futbollit në Sfillare të Sarajit, e mbushur me ujë nga reshjet e ditëve të fundit. Edhe pse më përpara ishin dhënë 100 mijë euro nga Agjencia për Rini dhe Sport për përkrahjen e sportit, banorët thonë se gjithçka është rrënuar dhe vjedhur. Ata nuk duan të flasin para kamerës së Tv21, por kërkojnë që kjo fushë e sportit të kthehet në kushte normale.
“Kjo është rruga kryesore që na çon në fshatin Rashçe, mirëpo kur kemi reshje të shiut kjo rrugë vështirësohet për kalimin, sepse mbushet e tëra me ujë. Mirëpo nuk është vetëm rruga e cila vështirëson kalimin, por është edhe fusha e sportit e cila është në gjendje të mjerueshme, çdo herë kur ka reshje kjo fushë mbushet e tëra me ujë. “
Kjo gjendje e krijuar ka bërë që të pezullohen aktivitetet sportive të klubit “Rinia” të këtij fshati që garon në ligën e katërt rajonale.
Në gjendje të njëjtë e mbushur me ujë është edhe fusha e Hasanbegut, ku dy më javë më parë kishte nisur rregullimi i saj, me përkrahjen e Qeverisë, pasi që ky vendbanim u përfshi nga vërshimet e 6 gushtit.
“Reshjet e fundit që ishin të cilët erdhën këto dit kanë dëmtuar stadiumin e futbollit, jo në atë aspekt të cilësisë, por në aspekt se kanë ndërpre punimet. Duhej që faza e tret e punimeve të ishte më e përfunduar, mirëpo për fat të keq këto reshje të shiut i ndërpriten përkohësisht punët.” u shpreh Safet Ademi, Trajner i KF Fortunës.
Drejtuesit e klubit futbollistik të Fortunës së Hasanbegut thonë se presin që të vazhdojnë rregullimi i stadiumit, për të qenë gati për sezonin pranveror, pasi që ky klub garon në ligën e tretë.