Ndeshja futbollistike e ligës së parë në futboll midis Shkupit dhe Pelisterit që ishte caktuar për sot nga ora 16 nuk do të luhet për shkak të helmimit të futbollistëve manastiras sot pas ushqimit që e kanë pasur në Veles, transmeton Almakos.
Shkupi duhej që të ishte nikoqiri i parë në Cair pas pauzës prej tre muajve e gjysmë pasi që e rregulloi terrenin në këtë stadium, por ndeshja e parë pranverore për pëllumbat nuk do të luhet në shtëpinë e tyre, pasi që 12 futbollist të Pelisterit kanë përfunduar në Spitalin e Velesit për shkak të helmimit me ushqim.
FFM e shtyu duelin pasi që i mori të gjitha raportet mjekësore për helmimin e futbollistëve si dhe faktit se pjesa më e madhe e lojtarëve kanë pranuar terapi adekuate, dhe tani komisionari për ndeshje e ka hallin që të gjej termin për ndeshjen./Almakos/

