Futbollistët që u transferuan te rivali i urryer, e që nuk shihen më me sy nga tifozët

170

Yje të mëdha si Luis Figo, Zlatan Ibrahimovic, Carlos Tevez, Robin Van Persie, Luis Enrique dhe Ashley Cole i kanë bërë me nerva e lot tifozët e tyre duke u transferuar te një rival i urryer.

Njëri nga transferimet e përfolura padyshim që është edhe ai i sulmuesit argjentinas, Carlos Tevez, i cili u transferua nga Manchester United te City.

Transferimi te një rival i urryer i ka ndodhur edhe mesfushorit fantastik portugez, Luis Figo, i cili bëri bujë duke lënë Barcelonën për Real Madridin, shkruan Telegrafi.

Edhe Ashley Cole u bë një i urryer nga tifozët e Arsenalit pas kalimit te rivali lokal, Chelsea, ashtu sikurse edhe Zlatan Ibrahimovic që la Juventusin për Interin dhe më vonë shkoi te Milani.

Kalime tjera te rivalët e urryer janë edhe ai i Robin van Persie nga Arsenal tek ‘Djajtë e Kuq’ dhe Luis Enrique nga Real Madrid te gjiganti katalunas.


Comments