Futbollisti përlotet derisa tregon se po largohet nga Bayern Munich

804
fresco

33 vjeçari i ishte bashkuar Bayern Munich në vitin 2011 për gjashtë milionë euro nga italianët e Genoas.

Braziliani iu bashkohet Arjen Robben dhe Franck Ribery, që po ashtu do të largohen nga Bayern Munich në fund të sezonit.

Bayern Munich ka mbajtur një konferencë të shtunën për të konfirmuar se Rafinha nuk do të zgjasë qëndrimin e tij në ‘Allianz Arena’.

“Tetë vitet janë të mrekullueshme, kam pasur disa momente të mrekullueshme. Tre mujori i vitit 2013 ishte i veçantë. Të gjitha përfundojnë një ditë”, ka deklaruar Rafinha, derisa nuk ka mundur t’u përmbahet lotëve./Lajmi.net/

Comments