Largimi nga Chelsea është tashmë një fakt për Nemanja Matic, madje me kalimin e ditëve, është gjithmonë dhe më pranë zyrtarizimit.
Dëshmia më e fundit e këtij fakti është edhe vendimi i trajnerit të bluve të Londrës dhe drejtuesve të tjerë të lartë të klubit nga “Stamford Bridge”, për të lënë futbollistin serb jashtë turneut që skuadra e Chelseas do të zhvillojë në Kinë dhe Singapor në kuadër të fazës përgatitore.
Sipas asaj që raporton tabloidi britanik, “Daily Mail”, Matic kërkohet nga Juventus, që aktualisht është klubi më favorit për të siguruar shërbimet e tij, duke qenë kryesues në garën me Inter dhe Manchester United.