Futsall vendor, Shkupi barazon me Velesin, shpallet kampion i Maqedonisë

293

Përballja e fundit e kampionatit të futbollit në sallë e zhvilluar sonte në palestrën ”Enver Idrizi” në Çair u mbyll me barazim 3:3 rezultat ky që u mundësoi shkupjanëvë të çojnë lartë trofeun e parë që nga themelimi i tyre. Shkupi e mbyll kampionatin në vendin e parë me 68 pikë të tubuara, duke lënë Velesin në vend të dytë me 65 pikë. Për Shkupin dy gola i shënoi Dalipi dhe një Alili, teksa për Velesin shënuan Rangatov, Todorovski dhe Levevski. Kujtojmë që Shkupi në sezonin 2014/2015 u shpall kampion në Ligën e Dytë, në sezonin 2015/2016 doli nënkampion, ndërsa puna e palodhshme këtë vit kurorëzohet me titillun e kampionit të Maqedonisë në futsall.

 

Comments