Gallapeni lojtari me më së shumti duele të fituara në kualifikueset e Kupës së Botës

48

Dion Gallapeni është një prej lojtarëve më të mirë të Kosovës gjatë kualifikueseve për Kupën e Botës 2026.

Sipas disa statistikave, mbrojtësi i krahut – është lojtari në moshë 23-vjeçare – me më shumë duele të fituara (46), shkruan Indeksonline

Gallapeni fitoi vendin startuese te Kosova dhe krejt kjo ndodhi për shkak të lëndimeve të lojtarëve të krahut të majtë, si Leart Paqarada dhe Donar Rrudhani.

Tani, Franco Foda e ka një “diamant” në skuadër – dhe vendin e tij vështirë se do ta zë dikush – sidomos nëse shfaqet me paraqitje të tilla.

Kosova sot mëson kundërshtarin e play-offit për kualifikim në Kupën e Botës – për të vazhduar ëndrrën e një kualifikimi historik.

Comments